Incentivat fiskale ndaj investitorëve
Shqipëria,ndër më të këqijat në botë
Shqipëria është tërësisht jokonkurruese në incentivat fiskale që ofron për investitorët. Raporti i Konkurrueshmërisë Globale i publikuar së fundmi nga Forumi Ekonomik Botëror e rendit Shqipërine të 123-ten në mesin e 137 vendeve që janë marrë në studim.
Shqipëria është tërësisht jokonkurruese në incentivat fiskale që ofron për investitorët. Raporti i Konkurrueshmërisë Globale i publikuar së fundmi nga Forumi Ekonomik Botëror e rendit Shqipërine të 123-ten në mesin e 137 vendeve që janë marrë në studim.
Në një vlerësim nga 0 deri në 7 pike ( ku afër zeros është vlerësim negativ dhe afër 7-es pozitiv) Shqipëria ka marrë vlerësimin më të dobët në rang global me vetëm 2.2 pikë për nxitjen e investimeve nëpërmjet taksave. Shqipëria në këtë indeks lë pas vetëm 14 vende.
Edhe raportet e Bankës Botërore e rendisin Shqipërinë, së bashku me Serbinë, ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të taksave ndaj fitimit. Shqipëria, së bashku me Serbinë, kanë nivelin më të lartë të taksave në rajon, në TVSH, kontributet e sigurimeve, që paguhen nga punëdhënësi dhe tatimin mbi korporatat. Jo më kot, të dy këto shtete kanë nivelin më të lartë të taksave në përqindje ndaj fitimit, përkatësisht 36.5% Shqipëria dhe 39.7% Serbia, sipas raportit “Të bësh biznes 2017”.
Por, ndryshe nga Serbia, Shqipëria nuk jep asnjë lehtësi fiskale ndaj investitorëve qoftë të huaj apo vendas.
Gjithashtu në vendin tonë nuk janë funksionale zonat e lira ekonomike ku zhvillohet aktivitet ekonomik me regjim të lehtësuar taksash dhe nuk ka as parqe industriale me tarifa të favorshme.
Forumi Ekonomik Botëror ka vërejtur se Shqipëria në indeksin 2017-2018 e ka përkeqësuar pozicionin e saj në renditjen për ofertën fiskale ndaj investitorëve.
Kjo mungesë konkurueshmërie në drejtim të investitorëve e ka bërë vendin tonë me pak atraktiv, teksa shihet se Ballkani Perëndimor dhe kryesisht Maqedonia kanë përfituar dukshëm nga diversifikimi i aktivitetit të kompanive globale.
Shqipëria ka aktualisht TVSH 20 % dhe Tatimin mbi Fitimin 15%. Këto nivele janë më të lartat në Rajon, por nga ana tjetër për investitorët e huaj nuk ka asnjë toleranca fiskale siç aplikohet në Serbi dhe Maqedoni./monitor
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30