TIRANË- Pas kallëzimit nga Nisma Thurje, Prokuroria e Posaçme regjistron hetimin për tenderat e incerenatorëve në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Burime pranë SPAK i thanë Shqiptarja.com se aktualisht po mblidhen dokumentet nga institucionet publike dhe kompanitë private përfituese të këtyre tenderëve dhe do të verifikohen nëse ka apo jo element të veprës penale.

Sipas SPAK, pas këtij verifikimi do të merren në pyetje edhe personat e kallëzuar nga nisma Thurje si përgjegjës për shkelje të ligjit.