SHKODËR - Shënohet incidenti i parë elektoral në qytetin e Shkodrës. Zyra numër 5 e Partisë Demokratike në zonën industriale të metropolit verior është vjedhur gjatë orëve të natës.
Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të futen brenda nga pjesa e pasme dhe të vjedhin një sërë dokumentesh të rëndësishme zgjedhore. Po ashtu ata kanë marrë edhe kompjuterin që kjo forcë politike kishte në zyrë. Sipas drejtuesve te partisë demokratike ne Shkoder, ky incident ka prapavijë politike
Vjedhja është mësuar mesditën e sotme nga punonjësit e zyrës elektorale, të cilët kur janë paraqitur pranë zyrës janë përballur me faktin e vjedhjes dhe kanë lajmëruar policinë.
Mësohet se grabitësit kanë thyer bravën e derës dhe më pas kanë hyrë në zyrë për të finalizuar misionin e tyre.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO