Kreu i PD në Orikum i 'prish' llogaridhënien Gjiknurit: Në 5 vjet nuk shtruat asnjë kabllo, gënjen! (VD)

Lirim Nezha, kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në Orikum, ka ndërhyrë sot gjatë fushtës së llogaridhënies së Partisë Socialiste në këtë njësi administrative, duke lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe qeverisë së majtë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ndodhej sot në Orikum, kur papritmas është gjendur përballë akuzave të ashpra të tij.

Nezha dallohet në sallë që t’i drejtohet me këto fjalë ministrit: “Në pesë vjet nuk keni shtruar asnjë metër kabllo, gënjen”.

Më pas, ai i është drejtuar edhe personave të tjerë në sallë: “Çfarë duartrokisni, ai gënjen”.

Për këtë video ka patur komente edhe nga Partia Demokratike.

Deputeti Agron Shehaj, që e ka shpërndarë shkruan:

Qeverisja e Ramës është jashtë loje. Ministri bën takime sa për sy e faqe dhe qytetarët ja thonë në fytyrë që gënjen. Qytetarët e Vlorës dhe Orikumit refuzuan sot teatrin qeveritar për të hequr vëmendjen nga Xhafaj apo Tahiri. Mos e humbisni videon dhe reagimin e qytetarve.

Agron Shehaj deputet i PD

 

Nezhaj ka bërë këtë reagim pas mbledhjes në fjalë:

ME MIRE HESHTNI KUR NUK KINI GJE PER TE THENE !

Para pak nisi i lajmeruar dhe perfundoi ne menyre te befte nje takim i Ministrit te Energjitikes Gjikenuri,Kryetarit te Bashkise Leli,Prefektit te Vlores Mamaj dhe shume zyrtare te tjere,nje hordhi e tere qe kishin ardhur gjasme te jepnin llogari perpara popullit.

Sigurisht që nuk ishim njoftuar për këtë sepse për ta do të ishin të mjaftueshëm militantët e PS-së dhe punonjesit e administratës. Për ta ata janë populli të cileve mund t'u flasesh sa të kesh qejf dhe askush të mos të të kundershtojë. Vetëm me një auditor të tillë mund të behet një takim "llogaridhenieje" ku nuk mund të thuash asgjë që ke bërë, por mund të broçkullisësh sa të duash për ato që do të bësh në të ardhmen. Shkurt, ai takim nuk ishte aspak llogaridhenes, por nje nisje e fushates se ardhshme elektorale. Pra as ministri e aq me pak kryetari i bashkise nuk kishin cfare pune te bere te prezantonin ne kete zone te braktisur, pa drita,pa uje,pa infrastrukture,pa ndricim rrugor...Tentova disa here te merrja mikrofonin per te thene te gjitha keto, por regjia ishte e mire studiuar, si ne te gjitha takimet propogandistike te tyre. Fjalen e moren vetem disa qe kishin pak ose aspak per te thene sepse ishin thjesht fasade e gjoja bashkebisedimit. E ngrita zerin, fola edhe pa mikrofon, por ajo qe me habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit, ate e prisja, por reagimi agresiv i auditorit kunder fjaleve te mia. Duhej te heshtja dhe te behesha pjese e maskarades?!

U prisha skenarin dhe regjine!

Lirim Nezha, kryetar i grupseksionit PD Orikum

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 12/05/2018 13:45

    Edhe mu me prishe keq o Dukaqi-ot.Me rrofte llapa..

    Përgjigju
  • Fatmir: 12/05/2018 07:44

    Te lumt qe e keni perzene ate llafaxane

    Përgjigju
  • Kuksiani: 11/05/2018 22:59

    Keto jane vemjet ,gangsterat,banditet e p.d.se.

    Përgjigju
  • I pandehuri: 11/05/2018 22:42

    Me mbiemër Nezha? Çfarë do në orikum, le te kthehet ne shpellën nga ka ardhur.....Tropojë!!!!!

    Përgjigju
    • Ardi: 12/05/2018 19:23

      Cfare thua o ditzi? Ik ndonje dite ne elbasan..... Apo dhe kavaje. .

    • Genti: 11/05/2018 23:52

      Nga Dukati o i pandehur, cfare lidhje ka me tropojen hahahaha eshte vendas.

  • Andeti: 11/05/2018 22:41

    Kjo Qeveri me kete Minister ka bere aq shum per Orikumin qe vetem nje qorr si ky mund ti mohoj

    Përgjigju
    • Lorid: 12/05/2018 16:11

      dil bej ndonje xhiro ne orikum te shikosh arritjet e kesaj qeverie, dhe je qe je shko mbytu ne keneten qe u rikthye pas bonifikimit te bere 6 vjet me pare

    • ce: 12/05/2018 10:43

      monstrat e pd se jane njelloj si ne kukes ashtu dhe ne Dukat, jane me nje prerje si Strazua dhe Mul gangsteri i pd se,,,,

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë