Incident në takimin e Bashës
në Burrel, goditet deputeti i PD

Incident në takimin e Bashës<br />në Burrel, goditet deputeti i PD
BURREL-Goditet deputeti në detyrë i PD, Bedri Hoxha. Incidenti ka ndodhur mesditën e sotme rreth 10 minuta para takimit që Lulzim Basha do të zhvillonte me simpatizantët për garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
 
Deputeti në detyrë i PD, që u la jashtë listave nga Basha për zgjedhjet e 25 qershorit, ka qenë pranë Pallatit të Kulturës në momentin kur një person, që mendohet se është anëtar i PD, i është afruar dhe e ka goditur me grushte  duke i shkaktuar plagë të lehta.
 
Pas ngjarjes Bedri Hoxha ka bërë denoncim në komisariat, ndërsa policia ka shoqëruar autorin Demir Çupi dhe pas marrjes në pyetje ka vendosur që hetimi të ndiqet në gjendje të lirë.
 
Hoxha: Basha nuk më ka telefonuar, goditja ka lidhje me garën brenda PD
I pyetur nga Report Tv nëse mendon se incidenti ka lidhje me garën në PD, Hoxha e pranoi duke thënë se “të gjitha gjasat të çojnë aty”, ndërsa shton se Lulzim Basha nuk e ka telefonuar, por vetëm Selami.
 
Ai thotë se personi që e goditi është Demir Çupi, ndërsa e cilëson i mostër dhe kërkon që të vendoset para drejtësisë.
 
Ngjarja ndodhi 10 minuta para se të fillonte takimi, teksa po qëndroja, një person erdhi dhe më goditi nga pas, ai është Demir Cupi, është një mostër, nuk e mora vesh se cfarë kishte.
 
Më tha prapë paske ardhur këtu i plehrë. Kam bërë denoncim dhe i bëj thirrje prokurorisë dhe policisë që ti shkojnë deri në fund kësaj ngjarje, pasi më duket me prapavijë.
 
Kam qenë kryebashkiak dhe deputet, por kurrë nuk kam pasur incidente dhe një rast të tillë të kësaj natyre.
 
A ka lidhje incidenti me garën? Nuk e di se cfarë të them, por të gjitha gjasat të çojnë aty, por unë nuk mund të bëj horoskopin. Por rrjedhoja e ngjarjeve të mëparshme dhe të tanishme të çojnë aty.
 
Kam bërë denoncim në komisariat kanë ardhur dy tre dëshmitarë. Nuk mora pjesë më pas një asnjë takim të Bashës dhe Selamit më pas, pasi shkova bëra denoncimin. 
 
Basha nuk më ka telefonuar, vetëm Selam
i” deklaroi ai. Bedri Hoxha aktualisht është deputet në detyrë i PD, ndërsa në legjislaturën e re nuk do të jetë në Kuvend, pasi nuk u fut në lista nga Basha për zgjedhjet e 25 qershorit. 

Deputeti i dhunuar, u përjashtua nga Lulzim Basha
Bedri Hoxha aktualisht është deputet në detyrë i PD, ndërsa në legjislaturën e re nuk do të jetë në Kuvend, pasi nuk u fut në lista nga Basha për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Bedri Hoxha ishte pjesë e listës me 25 deputetët e grupit parlamentar që Lulzim Basha përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet parlamentare.
 
Bedri Hoxha është njohur në PD për deklaratat e forta kundër lidershipit në vitet e fundit.
 
Në një intervistë për Shqiptarja.com në 2015, Hoxha shprehej ndër të tjera se në krye të PD janë njerëz të futur nga dritarja.
 
Deklaratat kundër linjës së partisë duket se ishin vendimtare duke e lënë jashtë listës së 25 qershorit. 

Intervista e plotë për Report Tv e deputetit që u godit Bedri Hoxha

Si ka ndodhur ngjarja?
Rreth ortës 13:00 ishin pranë pallatit të Kulturës duke pritur fillimin e takimit me Bashën dhe më pas me Selamin, po qëndroja disa miq, kur vjen he më godet Demir Cupi, një mostër, që nuk e mora vesh se cfarë kishte, por vetëm më tha ‘Prapë paske ardhur këtu ti plehër’. Kam bërë denoncimet, prokuroria dhe policia ti shkojnë deri në fund, sepse shoh një prapavijë jo të këndshme.
 
Demir Çupi është një i afër i deputetes Dhurata Çupi?
Nuk e di
 
Ke pasur incidente të tjera?
Jo nuk ka bërë vaki, kam qenë kryebashkiak dhe deputet dhe kurrë nuk ka pasur incidente dhe përplasje.
 
A mendoni se incidenti ka lidhje me garën në PD?
Po nuk e di cfarë të them, por të gjitha gjasat të çojnë aty, por nuk mund të bëj profetin dhe horoskopin, por rrjedhja e ngjarjeve të çojnë aty.
 
Keni bërë denoncim?
Po kam bërë kallëzim në Mat, kanë ardhur dy dëshmitarë që kanë qenë aty dhe kaq.
 
Po si ndodhi saktësisht?
Pa asnjë paralajmërim erdhi edhe më goditi, më këtë person nuk flas dhe nuk kam asnjë komunikim
 
Nga Basha keni pasur komunikim?
Jo vetëm Selami më ka telefonuar, Basha jo.
 
Por më pas morët pjesë në takimet e Bashës dhe Selamit?
Jo, sepse u largova për të bërë denoncim
 
Morët ndihmë mjekësore pas ngjarjes?
Jo, erdhi eksperti ligjor dhe kaq.
 
Njoftimi i policisë për goditjen e deputetit
Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç, banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D.Ç, duke i shkaktuar plagë të lehta.
 
Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.
 
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.
 
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.


Patiozi-Bashës: Qetësoji "trimat" o i vetëngrirë...
Pas incidentit ku u godit deputeti i PD, reagon Astrit Patozi, i cili pasi shpreh solidaritet me Bedri Hoxhën i bën thirrje Lulzim Bashës që të qetësoje "trimat" që e kanë marrë në mbrojtje.
 
Patozi e cilëson si një ngjarja të shëmtuar atë që ndodhi në Burrel, ndërsa kjo sipas tij është një arsye më shumë se përse Lulzim Basha nuk mund te jete me kryetar i Partise Demokratike.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali