Incident në Zubin Potok, pesë persona gjuajtën ndaj Policisë së Kosovës

Incident në Zubin Potok, pesë persona gjuajtën ndaj Policisë së Kosovës

Pesë persona janë arrestuar në Zubin Potok, pasi dyshohen se kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për mediat kosovare se rasti ka ndodhur pasi policia ka hasur në  disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra.

Ai tregoi se gjatë tentimit për ti ndaluar ka pasur shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra”, u shpreh Elshani njofton klan kosova.

“5 persona janë arrestuar, ndërsa janë konfisku kombi dh3 tri vetura. Hetimet rajonale Mitrovica Veri po merren me rastin i cili cilësohet si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikesh dhe kontrabandim me mallra”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Kritikoi izraelitët, Adidas heq modelen Bella Hadid nga reklamat e atleteve

Kritikoi izraelitët, Adidas heq modelen Bella Hadid nga reklamat e atleteve