Tiranë- Incidentet e ndodhura në dy ndeshje, mes të cilave edhe derbi i kryeqytetit, nuk i shpëtojnë ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës.
FSHF informoi sot (10 prill) se për episodet e dhunës në ndeshjen Flamurtari-Besa, Komisioni i Disiplinës ka dënuar vlonjatët me 300 mijë lekë gjobë dhe zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë.
Ndërkohë gjobave nuk i ka shpëtuar as Tirana dhe Partizani, për sjelljen e tifozërive në derbi, ndërsa të dy skuadrat duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Komente








