Protesta është planifikuar të zhvillohet më 28 mars, dhe organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks.
Agjencia e lajmeve INA e cila duke iu referuar një përfaqësuesi të Këshillit Kombëtar Shqiptar deklaron se protesta do të jetë paqësore, e do të ngrihet zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje.
NXENESIT SHQIPTARE RRAHIN MAQEDONASIN
Mediat maqedonase raportojnë një tjetër incident etnik në Maqedoni. Tre nxënës shqiptarë kanë sulmuar dhe rrahur bashkëmoshatarin e tyre maqedonas, 18 vjeçarin J.M. Incidenti është shënuar në autobusin e shkollës së mesme të Kumanovës, nga fshati Rrramanli për në Kumanovë. Mediat bëjnë të ditur se i riu ka pësuar lëndime në trup. Incidenti ndodh pak ditë pas atij të sulmit me gurë të autobusit me nxënës shqiptarë. Ndërsa më 28 shkurt polici qëlloi për vdekje me armë zjarri dy të rinjtë shqiptarë nga Gostivari, Besnik Shehapi dhe Imran Memeti.
(sg/shqiptarja.com)
