MAQEDONI - Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka anuluar vizitën e tij në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase, të cilat i referohen kabinetit presidencial.

Presidenca e Maqedonisë nuk ka dhënë detaje për këtë anulim të vizitës, por presidenti George Ivanov ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Shqipëri pas incidenteve që shoqëruan Kryeministrin Gruevksi pak ditë më parë në Tiranë.

Makina e kryeministrit maqedonas u sulmua me vezë nga aktivistë të Partisë Civile, ndërkohë që disa të rinj dogjën flamurin e Maqedonisë në Tiranë.

(eç/shqiptarja.com)