Incidentet në Beograd, Platini: Serbia
e Shqipëria në grup se s'kanë luftua

Incidentet në Beograd, Platini: Serbia<br />e Shqipëria në grup se s'kanë luftua
Presidenti i UEFA-as Michel Platini është rikthyer që të flasë sërish për incidentet në Beograd në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila degjeneroi në dhunë për shkak se vendasit dështuan në organizim. Francezi ka mbrojtur idenë se Shqipëria dhe Serbia nuk mund të shmangeshin nga përballja në grup.
 
“Me këtë logjikë do të duhej të ndanim edhe Maqedoninë e Greqinë, të cilat po ashtu kanë probleme politike. Por këtë nuk e bëjmë, pasi ne flasim me presidentët e federatave dhe udhëheqësit e shteteve të cilët janë përgjegjës për sigurinë kombëtare. Futbolli duhet të lidhë njerëzit dhe shembulli më i mirë është ai i Lazios me futbollistët shqiptar e serbë që përshëndetnin njëri-tjetrin” shprehet Platini.
 
Kujtojmë që Platini më parë ka mbrojtur Serbinë në mënyrë indirekte duke hamendësuar se çfarë do të mund të ndodhte nëse droni do të mbarte edhe një bombë. Deklarata e francezit në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë ka sjellë edhe reagime të shumta kundër tij, por ai nuk është tërhequr. Vendimi për ndeshjen do të merret më 23 Tetor, ndërsa masat mund të shtyhen për në Nëntor.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë