Efektivët e Policisë së Shtetit kanë filmuar të gjithë protestën e opozitës për ta dokumentuar. Report Tv sjell pamjet nga ministria e Brendshme ku punonjësit e policisë kanë filmuar protestuesit që kanë krijuar incidentet duke shtyrë policët. Pas përfundimit të protestës pritet që të procedohen të gjithë protestuesit që krijuan incidentet.