Incidentet, Nishani: Serbia po i
kthehet kohës së Millosheviçit 

Incidentet, Nishani: Serbia po i<br />kthehet kohës së Millosheviçit 
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, akuzon politikën serbe se po i kthehet kohës së Millosheviçit me synim nxitjen e tensioneve dhe konflikteve në rajonin e Ballkanit. 

Gjatë një pritje me trupin diplomatike, me rastin e Vitit të Ri, Nishani iu referua arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, pas një urdhërarresti të Beogradit që në vitin 2004 si dhe ndalimi i trenit me shkrime nacionaliste para se të hynte në Kosovë.
 
Sipas Nishanit, Serbia nuk mund të mbajë në fuqi masat e Millosheviçit.

"Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe mbetet një element substancial për paqen, sigurinë dhe pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht e pa rezerva këtë dialog, e bindur se progresi në marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve do të krijojë një klimë më të mirë bashkëpunimi e mirëkuptimi mes vendeve të rajonit. Por, ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të rezultateve konkrete të marrëveshjeve të arritura mes këtyre dy shteteve në gjashtë vitet e fundit, shohim se ende ka tendenca apo veprime që minojnë këto negociata apo bllokojnë implementimin e marrëveshjeve, të cilat nuk i shërbejnë aspak zhvillimeve dhe progresit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve, por edhe stabilitetit të të gjithë rajonit në përgjithësi. Mbajtja në fuqi nga Serbia e masave efektive politiko-ligjore të kohës së Millosheviçit për Kosovën nuk i shërben frymës së pajtimit dhe po ashtu, vijimi i bllokimit të Kosovës në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, bie ndesh me angazhimet e marra. Shqipëria mbështet qartazi ecjen përpara të rajonit dhe jo kthimin prapa, në ditët e errëta kur regjimi i Millosheviçit agresonte dhe aplikonte spastrime etnike të gjitha vendet e rajonit. Pajtimi mes shteteve kërkoj kurajo dhe vizion politik, të cilin Shqipëria do ta mbështeste pa hezitim", u shpreh Nishani. 

Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria nuk do neglizhojë për asnjë moment vëmendjen nga shqiptarët në rajon. 

Shqipëria kurrsesi nuk do mund të neglizhojë vëmendjen konform standardeve ndërkombëtare ndaj statusit të bashkëkombësve tanë në të gjitha vendet e rajonit. Respektimi i tyre është thelbësor”- tha Nishani.

Presidenti shqiptar vlerësoi gjithashtu se vitet e fundit rajoni i Ballkanit ka shënuar progres në marrëdhëniet mes vendeve, ndërsa theksoi se me rëndësi është ruajtja e kësaj klime pozitive. 

“Vitet e fundit rajoni i Balkanit ka bërë progres duke lënë pas të shkuarën konfliktuale, vendet kanë qenë të orientuara drejt pajtimit e bashkëpunimit, edhe ky progres duhet mbrojtur dhe promovuar më tej. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA ishte elementi substancial për paqen dhe pajtimin në rajon, Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht dhe pa rezerva. Ngjarjet që minojnë këto situata nuk i shërbejnë aspak stabilitetit të gjithë rajonit”- tha Nishani. 

Fjala e plotë e Presidentit Bujar Nishani:

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!