Në vitin 2007 autoritetet turke i kanë thënë jo kalimit nga territori i tyre i një sasie të konsiderueshme armatimi dhe municioni të ushtrisë shqiptare, me destinacion Armeninë. Ato e kanë detyruar anijen shqiptare që të kthehet andej nga ishte nisur me gjithë ngarkesë. Një anije e flotës sonë detare, e ngarkuar rrafsh me kontenierë të mbushur plot e përplot me armatime, kryesisht me gryka zjarri të artilerisë së rëndë dhe me municione, është riankoruar në portin e Durrësit.
Anija kishte udhëtuar nga porti i Durrësit në drejtim të portit të Stambollit, e ngarkuar me 60 kontenierë të mbushur me armatim artilerie dhe me municionet përkatëse, me synim tranzitimin e tyre në shtetin Armen. Por anija e ngarkuar me armatime u kthye mbrapsht nga autoritetet turke, të cilat nuk lejuan tranzitimin e tyre në drejtim të Armenisë. Më pas, armatimi është magazinuar sërish nëpër depot e ushtrisë. Turqia i është përgjigjur negativisht autoriteteve tona ushtarake për tranzitimin e municioneve luftarake. Por anija është kthyer mbrapsht plot e përplot me armatime luftarake, të cilat nuk u lejuan të futen në Armeni. Çmimet me të cilat u tentua të shiteshin këto armë, ende nuk është bërë i ditur.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com