Incidenti elektoral me Dumën, Dako:
PS distancohet, PD jo nxitje dhunës

Incidenti elektoral me Dumën, Dako:<br />PS distancohet, PD jo nxitje dhunës
DURRES - Kandidati i Partisë Socilaiste për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar në faqen e tij në Facebook në lidhje me incidentin elektoral gjatë takimit të Grida Dumës në Durrës.

Dako në një postim të gjatë sqaron se e majta distancohet nga të gjitha këto veprime dhe se ngjarja e Shkozetit sipas tij është e sajuar. “Ne distancohemi plotësisht nga çdo akt dhune apo çdo gjest që devijon nga filozofia jonë pozitive e fushatës dhe e komunikimit dhe sjelljes elektorale. Çdo akt vandal apo incident sporadik nuk ka dhe nuk do ketë mbështetjen nga asnjë strukturë e PS dhe koalicionit tonë. Ne besojmë që politika duhet ti bashkojë dhe jo ndajë qytetaret,”- shkruan Dako.

Po ashtu kryebashkiaku aktual i ka bërë thirrje opozitës që të mos nxisë dhunën dhe konfrontimet fizike gjatë fushatës. “Ne i dënojmë akte të tilla dhe i bëjmë thirrje PD të mos nxisë dhunën dhe konfrontimet fizike,” – shkruan veç të tjerash Dako. 
 
Më poshtë statusi i plotë i Vangjush Dakos
Ne emer te aleances per Shqiperine Europiane dhe shtabit elektoral te kandidatit te kesaj aleance ne qytetin e Durres z. Vangjush Dako, shprehim indinjaten tone te plote me incidentin e ndodhur dje midis disa te rinjve.
Ne distancohemi plotesisht nga cdo akt dhune apo cdo gjest qe devijon nga filozofia jone pozitive e fushates dhe e komunikimit dhe sjelljes elektorale.
Cdo akt vandal apo incident sporadik nuk ka dhe nuk do kete mbeshtetjen nga asnje strukture e PS dhe koalicionit tone. 
Ne besojme qe politika duhet ti bashkoje dhe jo ndaje qytetaret.
Ne besojme ne qytetari dhe sjellje ne sherbim te qytetareve ndaj cilido individ qe deshmon per sjellje tjeter nuk do jete i mirepritur ne familjen tone politike.
Nese parti politike perdorin flamujt e fushatave si kamuflazh per veprime te dhunshme e per te akuzuar me pas kundershtarin, ky nuk eshte problemi yne. Ne i denojme akte te tilla dhe i bejme thirrje PD te mos nxise dhunen dhe konfrontimet fizike. Fushata zgjedhore per kryetarin e bashkise se durresit eshte dhe duhet te mbese nje gare ku te mbizoteroje forca e ideve, jo ideja e forces.
Aleanca e Shqiperise Europiane do beje nje fushate qytetare per qytetaret qe nga fillimi i fushates dhe deri ne shpalljen e rezultatit ndaj presim edhe nga pala tjeter politike te kontribuoje njelloje me ne ne menyre qe te vendosim nje standart qytetarie ashtu sic e meritojne qytetaret durrsake.

VANGJUSH DAKO FB

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos