Incidenti/ Federata Europiane e
Gazetarëve në mbrojtje të Shehut
Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) i është bashkuar reagimit të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë dhe Unionit të Gazetarëve, të cilat dënojnë aktin e paprecedentë të dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të ABC News, Eni Shehu, i cili mbrëmjen e së premtes, gjatë provave gjenerale të shafqjes " Tri Motrat", në Teatrin Kombëtar është nxjerrë forcërisht nga salla, nga drejtori i teatrit dhe njëherësh regjizoi i shfaqjes në fjalë, Hervin Çuli.
Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) i është bashkuar reagimit të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë dhe Unionit të Gazetarëve, të cilat dënojnë aktin e paprecedentë të dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të ABC News, Eni Shehu, i cili mbrëmjen e së premtes, gjatë provave gjenerale të shafqjes " Tri Motrat", në Teatrin Kombëtar është nxjerrë forcërisht nga salla, nga drejtori i teatrit dhe njëherësh regjizoi i shfaqjes në fjalë, Hervin Çuli.
Në një njoftim për mediat, Federata Europiane e Gazetarëve, deklaron se rastin e paprecedentë të gazetarit Shehu, do ta raportojë në platformën e mbrojtjes dhe sigurisë së gazetarëve në Këshillin e Europës.
Pas incidentit, reaguan dhe 4 organizatat e gazetarëve në vend, Lidhja e Gazetareve të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve, Shoqata e Mediave Elektronike
e Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, të cilat njëzëri kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, duke e konsideruar të patolerueshme dhunën ndaj gazetarëve.
"Ndonëse kanë kaluar tre ditë, ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të analizuar këtë ngjarje të rëndë, madje në një sfidë të hapur me lirinë e medias, deklaroi se mbështet qëndrimin e Teatrit Kombëtar. Ne e konsiderojmë të patolerueshme dhunën ndaj gazetarëve, aq më tepër kur ajo ushtrohet nga individë me funksione publike dhe që paguhen nga taksat e qytetarëve. Për këtë arsye i kërkojmë ministres së Kulturës shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të Teatrit Kombëtar, si shenjë reflektimi ndaj një akti ta papranueshëm për një shoqëri të civilizuar," thuhet në deklaratën e përbashkët.
Më tej, ata shprehen se nëse ministria nuk do të reagojë përsëri dhe do të përpiqet të justifikojë aktin e shëmtuar, do të përshkallëzojnë protestën duke u kërkuar mediave të refuzojnë pasqyrimin e çdo aktiviteti të ministrisë së Kulturës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 3191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Shorti i vendosi përballë Bylisit, presidenti i Egnatias: Kundërshtar i vështirë, presim edhe një sulmues
17 Janar, 13:57
-
Lezhë/ Përkujtohet 557-vjetori i vdekjes Skënderbeut, homazhe në memorialin e heroit tonë kombëtar
17 Janar, 13:48
-
Stop rrathëve të zinj të syve, 2 maska virale për sy të relaksuar
17 Janar, 13:42
-
"Botoks" natyral për fytyrën me dy përbërës
17 Janar, 13:38
-
Dhimbje të forta nga Borsiti? Fizioterapistja: Mos e bëni këtë gabim në shtëpi
17 Janar, 13:35
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32