Policia e Manchesterit, në Britaninë e Madhe ka gjetur trupat e pajetë të 3 burrave në lagjen Failsworth.

Sipas policisë vendase, nuk dihen shkaqet e vdekjes së tre burrave, të cilët sipas raportimeve nuk kishin shenja dhune në trup.

Policia është lajmëruar përmes një telefonate për gjetjen e trupave të pajetë, të cilët kanë arritur në vendngjarje dhe kanë konfirmuar rastin.

Detaje të tjera ende nuk janë bërë me dije.