Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza në një dalje të posaçme për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ka thënë se dhuna e ushtruar ndaj Taulant Ballës nga Jamarbër Malltezit është një akt i pastër politik dhe PD duhet që të distancohet nga akti.

Peza ka shtuar se, Kuvendi duhet q ëtë dënojë këtë akt tepër të rëndë, i cili është bërë ndaj nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Balla, ndërkohë që ka inkurajuar organet e drejtësisë që ti shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Kuvendi duhet të dënojë aktin e rëndë. Organet e drejtësisë duhet t’i shkojnë deri në fund të vërtetës. Dhuna e ushtruar ndaj Ballës nga Malltezi, akt i pastër politik’ ka thënë ai.

Deklaratë për media e deputetit, njëherësh Zëdhënës i Kryesisë së Partisë Socialiste, Alfred Peza
  
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)