Incidenti me Bedri Hoxhën,reagon
PD:Nuk ka motive politike

Incidenti me Bedri Hoxhën,reagon<br />PD:Nuk ka motive politike
Dega e Partisë Demokratike në Mat reagon  lidhur me incidentin që ndodhi këtë mesditë me deputetin Bedri Hoxha u cili u godit vetëm pak minuta para takimit në Burrel me simpatizantët për garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Në njoftimin për mediat Partia Demokratike dega Mat sqaron se ajo cka ndodhi nuk ka asnjë motiv politik dhe asnjë lidhje me aktivitetin e strukturës së PD.

Më tej ajo dënon incidentin e shënuar në Burrel duke përsëritur fjalën e Bashës  gjatë takimit i cili po ashtu dënoi ngjarjen dhe kërkoi bashkimin e demokratëve kundër cdo provokimi.

PD Mat më tej bëri thirrje që kjo ngjarje të mos përdoret politikisht

“Sipas informacionit qe kemi, cfare ndodhi sot nuk ka asnje motiv politik dhe asnje lidhje me aktivitetin e struktures se PD.Me kete rast shprehim keqardhjen e thelle per nxitimin e ndokujt per ngjyrim dhe perdorim politik te kesaj ngjarje.PD Dega Mat i ben thirrje ne vecanti cdokujt me pergjegjesi politike ne PD qe te shmange keqperdorimin e kesaj ngjarje per interesa personale dhe politike qe nxisin ndasi e percarje ne kete moment kur kemi nevoje per bashkim dhe solidaritet me njeri tjetrin dhe kauzen e drejte te cdo demokrati.”thuhet në njoftimin për mediat.

Pas ngjarjes Bedri Hoxha ka bërë denoncim në komisariat, ndërsa policia ka shoqëruar autorin Demir Çupi dhe pas marrjes në pyetje ka vendosur që hetimi të ndiqet në gjendje të lirë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën