Incidenti me humbje jetë, ndalojnë punimet në “Arenën Kombëtare”

Incidenti me humbje jetë, ndalojnë punimet në “Arenën Kombëtare”

Afati për inagurimin e “Arenës Kombëtare” me shumë mundësi do të shtyhet. Kjo për shkak të 40-vjeçarit me inicialet N.I i cili humbi jetën në kantierën e ndërtimit ditën e shtunë. Nga ajo që është rapotuar mësohet se personi në fjalë ka rënë nga lartësia.

Irena Gjoka, isnpektorja e punës, ka deklaruar ditën e sotme se punimet do të ndërpriten derisa të hetohen të gjitha shkaqet që çuan në vdekjen e 40-vjeçarit.

Mësohet se gjithashtu se do të hetohet edhe kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e impantit. Deri në dalje të të gjitha rezultateve të hetimit, nuk do të ketë asnjë punim.

Ndërkohë të kontaktuar nga “Report TV” për situatën, FSHF është shprehur se në dijeninë e saj punimet në stadium po vazhdojnë. Më tej ata shtojnë se për çdo situatë të këtij lloji është kompania ajo që duhet të raportojë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja