Incidenti me Rusmalin lirohet
dhe Gjergj Ndreca, goditi avokatin

Incidenti me Rusmalin lirohet<br />dhe Gjergj Ndreca, goditi avokatin
TIRANE- Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje ndaj ish-të dënuarit politik Gjergj Ndreca pasi ky i fundit u arrestua pak ditë më parë për shkak se goditi dhe fyeu avokatin Agim Tirana. Ndreca ka dalë dje para togave të zeza ku është shprehur se ai ishte provokuar nga avokati Tiranë, i cili gjatë periudhës së komunizmit ka qënë dhe hetuesi i tij. Nga ana tjetër vetë prokurori i ka kërkuar trupit gjykues përcaktimin e një mase më të butë si ajo e detyrimit për paraqitje, pasi sipas tij në rastin konkret nuk jemi brenda akuzës "Goditje për shkak të detyrës" por më së shumti ngjarja mund të kualifikohet nga hetimet si fyerje apo rrahje. Nisur nga kjo situatë, gjykata ka vendosur të urdhërojë lirimin e ish-të dënuarit politik Gjergj Ndreca, duke i caktuar këtij të fundit të paraqiten një herë në dy javë para oficerit të policisë gjyqësore në prokurorinë e Tiranës. Para kësaj, ngjarje Ndreca u arrestua edhe në incidentin e Rusmalit, kur ky i fundit u qëllua me grushta nga ish-i dënuari politik Lirak Bejko.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar