Incidenti në Egje/ Ish-ministri grek:
Turk i mirë, turku i vdekur!

Incidenti në Egje/ Ish-ministri grek:<br />Turk i mirë, turku i vdekur!<br>
Pas përplasjes së djeshme në mesnatë të dy anijeve të rojeve bregdetare greke dhe turke në Detin Egje ka bërë xhiron e mediave greke deklarata e ish-ministrit të Jashtëm, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”.

“E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdhëniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë.  Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”- ka thënë ai.

Anija turke UMUT ka goditur me pjesën e saj të përparme anijen greke Gavdos 090, me 27 persona të ekuipazhit në bord, duke i shkaktuar dëme. Anija greke ëhstë prodhuar në Holandë dhe kap një vlerë prej 28.5 milionë eurosh.

Menjëherë ajo është çuar në ishullin Leros, ndërsa anija turke është larguar në drejtim të brigjeve të Turqisë. Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit