Incidenti në Ersekë, PD: Sulmuesi
militant i PS, ja fotot me Majkon

Incidenti në Ersekë, PD: Sulmuesi<br />militant i PS, ja fotot me Majkon
TIRANE - Incidenti ndaj liderit të opozitës Lulzim Bashës gjatë takimit elektoral në Ersekë u bë objekt i një sërë reagimesh nga strukturat e Partisë Demokrati dhe gjithashtu ngjalli debate në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. 

Ishte fillimisht zëdhënësja e Partisë Demokratike Orjela Nebiaj e cila akuzoi se i riu që tëntoi të sulmonte me karrige kryedemokratin Basha në Ersekë është militant i majtë dhe këtë sipas saj e tregojnë fotot që ai ka me deputetin e PS-së Pandeli Majko

Ne seancën e sotme plenare nuk kanë munguar edhe replikat.

Deputeti demokrat Edi Paloka iu drejtua Majkos me fotot e printuara duke i përcjellë atë çka PD ka zbuluar për personin në fjalë.

paloka majko

Ndërkohë Kryeministri Rama në foltoren e Kuvendit i quajti pafytyrësi akuzat e demorkatëve.

rama

“Me pafytyrësi nxirrni Majkon me atë djalë të cilin policia e ka ndaluar menjëherë dhe kujtoni pse e ndaloi nuk është merita është detyra që policia e bën se nuk merr urdhra nga ne për fushatën dhe nuk ndalon punën e saj se ka fushatë dhe është ndryshim i madh. Jeni shumë të lodhur lodhja është ngjitëse i mblilodhuri po ju lodh, sa më shumë ta mbani në kurriz aq më shumë do ju lodh”, u shpreh Rama.


Deklarata e zedheneses se PD dhe fotot e publikuara prej tyre
Partia Demokratike dënon me ashpërsi dhunën e orkestruar  që u ushtrua në nisje të aktivitetit për prezantimin e kandidatit të opozitës  në Kolonjë, ku një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin,  hodhi një karrige në drejtim të qytetarëve të mbledhur në aktivitet duke plagosur zotin  Fuat Ndini 65 vjeç. Z. Ndini u shoqërua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjeksore për shkak të plagëve të rënda në kokë. 

nebilaj

Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor.

Partia Demokratike shpreh mirënjohjen ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve shqiptarë që kanë vërshuar masivisht  në takimet prezantuese të kandidatëve tanë. Ne i sigurojmë ata dhe mbarë qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike  do të vazhdojë dhe intensifikojë fushatën e saj dinjitoze, qytetare dhe demokratike.

Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta se çdo përpjekje  apo presion kriminal i frymëzuar dhe i paguar nga kjo dyshe,  nuk do të arrijë kurrë të  mposhtë vendosmërinë plebishitare të qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë gjykimin e merituar, por  vetëm do ta shtojë padurimin e shqiptarëve të bashkuar për të  larguar një orë e më parë oligarkinë  Rama-Meta nga keqqeverisja shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

majko suel
majko suel

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos