Incidenti në Durrës, Basha: Dako
i ka ditët e numëruara, të hetohet

Incidenti në Durrës, Basha: Dako<br />i ka ditët e numëruara, të hetohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët e lagjes numër 9 në Durrës, ka dënuar incidentin e ndodhur një ditë më parë ndaj kandidates së opozitës për bashkinë e këtij qyteti.  Basha për këtë ka bërë përgjegjës kryetarit aktual të bashkisë, Vangjush Dako, duke e paralajmëruar se më 21 qershor do të marrë ndëshkimin e merituar. Pas këtij takimi Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat pamjet e incidentit. 

"Ky përbashkim i madh i durrsakëve rreth alternativës sonë, rreth ofertës sonë të re, rreth Partisë Demokratike, aleatëve tanë dhe kandidates sonë fituese Grida Duma, ka shkaktuar dëshpërim të thellë tek kundërshtarët tanë politikë. I dëshpëruar është Edi Rama, i dëshpëruar është Ilir Meta, i dëshpëruar dhe i kërrusur është Gjushi që mendon se e ka marrë me tapi Durrësin, por që e di se ditët dhe orët në krye të abuzimit me pushtetin i ka të numëruara. Edhe 51 ditë dhe durrsakët do të çojnë në shtëpi Gjushin pasi nuk ka bërë as punësim, s’ka rritur mirëqenien, s’ka bërë as investime. Ka ardhur ora të japë llogari dhe nuk do t’i shmanget ndëshkimit që do t’i japin durrsakët më 21 qershor.  Ndaj e ka zënë frika , e ka zënë paniku, siç i ka zënë të gjithë këta, në vend që të përballet me qytetarët,  në vend që të japë llogari para qytetarëve. Çfarë bën, sulmon fushatën e Partisë Demokratike. I vërsulet me banda dhe me banditë të rinjve tanë të guximshëm, kurajozë dhe fitimtarë. Sulmi i bandave të djeshme mbi fushatën e Partisë Demokratike është mbi të gjitha dhe para së gjithash shenja e frikës  së humbjes së pashmangshme të Vangjush Dakos. Humbja është e pashmangshme sepse durrsakët nuk mund ta pranojnë më të keqen.  Kanë vendosur të ndahen nga e keqja, kanë vendosur të përqafojnë të mirën, ofertën tonë , programin tonë, kandidaten tonë, Grida Dumën , Partinë Demokratike dhe opozitën. Ndaj, çfarëdo që të bëjnë nuk i shpëtojnë dot verdiktit popullor të qytetarëve të Durrësit", theksoi Basha. 

Kryedemokrati ka bërë thirrje që autorët e incidentit të djeshëm të dalin para drejtësisë. "I bëj thirrje prokurorisë ta vërë banditin dhe banditët që agresuan dje të rinjtë demokratë, pa vonesë prapa hekurave dhe para drejtësisë. Nuk ka bandit, nuk ka kriminel të ndalë cunamin që ka nisur anembanë Shqipërisë për të përmbysur regjimin e varfërisë, regjimin e poshtërisë dhe talljes së shqiptarëve.  Ne nuk kemi frikë sepse na pret fitorja, na pret shpresa për të nesërmen, na pret besimi për një të ardhme më të mirë”, theksoi kreu i PD-së.





Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos