Incidenti në Shkup, ministria:
Vetëm një i plagosur 

Incidenti në Shkup, ministria:<br />Vetëm një i plagosur 
MAQEDONI-Ministria e Brendshme maqedonase ka sqaruar sot incidentin që ndodhi një natë më parë në Shkup. Sipas njoftimit zyrtar, një person ka mbetur i plagosur në ngjarjen  që ndodhi në lagjen Kozle të Shkupit.

Incidenti ka ndodhur midis tre personave, M.G, 71 vjeç dhe ish-bashkëshortja e tij T.G, 45 vjeç dhe në anën tjetër S.J, 63 vjeç të gjithë nga Shkupi. Pas një zënke midis tyre për çështje pronësore, S.J ka qëlluar me pistoletë duke lënë të plagosur 71 vjeçarin.


Pas incidentit i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkupit. Ministria e brendshme theksoi sot se po punohet më tej për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.

Me herët mediat maqedonase raportuan se në këtë incident mbetën të plagosur 4 persona, e madje kishte dyshime edhe për viktima, por reagimi zyrtar I ministrisë së brendshme paraditen e sotme ka sqaruar gjithcka rreth ngjarjes.


(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje