Incidenti te Bregu i Lumit, PD dhe LSI kallëzojnë Policinë e Shtetit dhe Bashkiaken

Incidenti te Bregu i Lumit, PD dhe LSI kallëzojnë Policinë e Shtetit dhe Bashkiaken

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimi penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, sipas së cilëve kanë dhunuar protestuesit te Bregu i Lumit. Referuar deklaratës së ish- deputetes, Jorida Tabaku, uniformat blu kanë dhunuar barbarisht fëmijë, gra e të moshuar që kanë dalë në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja, veçanërisht në protestën e 9 prillit. 

Kallëzimi penal është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe kërkohet pezullimi i policëve të shtetit dhe të Bashkisë, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën.

"Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake. Ne kërkojmë marrjen e masave per sjelljen e tyre brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit por vecanerisht gjatë mëngjesit të 9 Prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet ti mbrojë.

Një i moshuar 76 vjecar u operua ne kokë, dy zonja me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjec përfundoi më komisariat. Kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet.

Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor sic ndodhi sërisht sot. Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë. Kam bindjen që ky kallëzim do të flejë ashtu si flejnë dosjet e korrupsionit e dosjet e krimit, ashtu si fshihen përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve e ashtu si fshihen sa e sa krime. Por e sigurte është që drejtësia vonon por nuk harron! Do te vijë dita kur këto shkelës ligji të vihen para drejtesisë!", shkruan Tabaku.

Ndërkohë më herët, edhe LSI për të njëjtat motive, ka dorëzuar në prokurori e Tiranës një kallëzim penal, ndaj drejtuesit të komisariatit nr.4, Agim Hoxha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan