Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë se qëllimisht ka penguar nisjenen e punës së incineratorit të Elbasanit.
Në një postim të tijin në Facebook, Boçi shkruan se landfilli është jashtë çdo standarti.
"Megjithëse vendi është dampa (gropë e ndërtuar qëllimisht) e ish-Kombinatit Energjetik, nga gropë plehrash tani e kemi mal plehrash.
E mali plehrave (që s’duhesh të ishte aty) ka marrë dhenë e nuk ndalet. Lart mungon vetëm Ramë-Gjeli. Nuk është thjesht mal plehrash! Është mali i fakteve të korrupsionit të Ramës me inceneratorët.Mali dëshmon së inceneratori i Elbasanit ka që në dhjetor 2021 që është i fikur. E bashkë me veten, është duke i fikur derën dhe Bashkisë Elbasan.
Mali dëshmon që Landfilli është tërësisht jashtë çdo standarti, sepse një mal i tillë i çrregullt ekziston vetëm në një vend të thjeshtë grumbullimi plehrash.
Mali tregon se, megjithëse janë zbrazur nga xhepat e shqiptarëve 22 milion euro (me TVSH rreth 27 milion euro), paratë kanë përfunduar në xhepa pushtetarësh e oligarkësh. Mali i korrupsionit të plehrave, dëshmon që Rama dhe banda e tij, në vend të prodhonin energji, prodhojnë grabitje, ndotje dhe helme.
Mali tregon se Rama, jo vetëm që nuk ndërtoi ato serat e famshme hidroponike, por dhe po shuan florën dhe faunën pranë lumit Shkumbin.‼ Paradoksi është më i madh se mali i korrupsionit të plehrave!
Ky mal plehrash bashkë me inceneratorin, janë në sekuestro nga SPAK që prej dhjetorit 2021. Por SPAK nuk e sheh malin para syve sepse është i zënë duke kërkuar “gjilpërën nën mal (kashtë)”.
Mali ulëret për korrupsionin e Ramës&kompani, por SPAK nuk dëgjon se është i shurdhuar vetëm nga zhurma-tingujt e lakuriqit të qeverisë.Malin e korrupsionit të plehrave do ta sheshojnë qytetarët me revoltën e tyre!#Shqipërianërrezik",shkruan Boçi në Facebook.
S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)
29 Janar, 10:51
-
Korrupsion e shpërdorim detyre, arrest shtëpie për dy policët e Elbasanit (EMRAT)
29 Janar, 09:27
-
Elbasan, banorët e fshatit Polis Valë në protestë me iniciativën e PD: Kërkojmë ndërtimin e urës dhe asfaltimin e rrugës
28 Janar, 16:07
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Elbasan/ Dështon përsëri seanca me videokonferencë ndaj Dritan Dajtit, Burgjet nuk morën përsipër as shoqërimin për arsye sigurie
27 Janar, 13:40
-
‘Destinacion që të lë pa frymë’, të dashuruarit pas dëborës gjithnjë e më shumë në Fushë-Studën në Librazhd
26 Janar, 14:02
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03