Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka vendosur të mos anulojë kontratën me impiantin e Mbetjeve në Sharrë, pavarësisht se Partia Demokratike që ai përfaqëson flet për një aferë korruptive.
Zoti Qosja pohoi në një intervistë me gazetaren Elona Meço se do të bëjë përpjekje për rishikimin e kontratës për uljen e kostos.
“Faktikisht, ka një kosto të tepruar. Unë do të negocioj me toa dhe besoj se do të kemi një reduktim të kostove. Në lidhje me denoncimet, ato i di qeveria, shteti, SPAK. Por unë jam i detyruar të bashkëpunoj, sepse mbetjet nuk duhet të rrinë rrugëve apo kodra, por të shkojnë në vendin që e ka caktuar qeveria, me të drejtë apo të padrejtë. Të tjerat i di drejtësia”- tha kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.
Ndonëse momentalisht nuk ka një komunikim me kompaninë ai tha se ishte gati të bashkëpunonte për të gjetur një marrëveshje për të ulur koston e cila është aktualisht 29 euro për ton.
"Ne do të tolerojmë diku, ato do më tolerojnë diku. Besoj se do të kemi një marrëveshje. Do ta mbajmë kontratën dhe do përpiqemi të negociojmë" tha më tej ai.
Fisnik Qosja shprehu disa herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, duke tejkaluar përkatësitë partiake.
“Unë do t’i shërbej vetëm qytetarëve të Kavajës, me çdo çmim. Në funksion të këtij qëllimi, për të mirën e Kavajës, do t’i shtrij dorën e bashkëpunimit qeverisë, kryeministrit, duke ofruar projekte konkrete”, tha kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.
S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3459
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar, 13:52
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në Shkozë, iu përmbyt banesa! 3 persona u bllokuan në makinë nga bora në Qafën e Murrizit
13 Janar, 14:26
-
Zgjedhjet/ Majkos i besohet fushata në Kavajë, bastioni blu i Berishës! Ministri Hoxha në njësinë numër 1 në Tiranë
13 Janar, 11:30
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42