TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka publikuar në Facebook të dhëna për Shqipërinë Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, i zhvilluar nga OKB, thotë se vendi ka bërë hapa mbrapa. Basha shkruan se grafiku dër vite i këtij programi tregon se Shqipëria ka mbetur në vend. 

"Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim", shkruan Basha.

Grafiku i postuar nga kreu i PD, Lulzim Basha