Indeksi Sundimit të ligjit: Korrupsioni
në Shqipëri, ndër më të lartët në botë

Indeksi Sundimit të ligjit: Korrupsioni<br />në Shqipëri, ndër më të lartët në botë<br>
Shqipëria renditet e 68-a nga 122 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018, të publikuar ditën e sotme nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë, por është përmirësuar me 4 pozicione për shkak të përkeqësimit të shteteve të tjera (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).

Më këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtën nivel me disa vende të tjera të Ballkanit, Azisë jugore dhe Amerikës së Jugut.

Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia (që është në vend të 76). Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 57), Bosnja po në vend të 47.

Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 93 nga 113 shtete që janë në renditje, me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 20 vendeve më të korruptuara në botë. Shqiptarët nuk mendojnë se në Shqipëri ka mungesë korrupsioni, përkundrazi. Ata e vlerësojnë të lartë në ligjvënie, sistemin juridik dhe në qeverisje. Më të ulët e perceptojnë korrupsionin ata në sistemin policor dhe ushtarak.

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në rajon. Bosnja është në vend të 73, Maqedonia në vend të 60, Serbia në vend të 74.

Edhe zbatimi i rregulloreve ka një renditje negative, në vend të 91.

Të drejtat themelore, janë treguesi ku renditemi më mirë, në vendin e 41, e ndjekur nga rendi dhe siguria në vendin e 43. Për treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, Shqipëria renditet në vend të 70.

Të gjithë treguesit rezultojnë të pandryshuar në raport me një vit më parë.

Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2017-2018 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2), dhe Finlanda (3); tre të fundit janë Afganistan (111), Kamboxhia (112), dhe Venezuela (113). Tre më të mirët dhe tre të fundit nuk kanë ndryshuar në krahasim me indeksin e vitit 2016.

Globalisht, vendet në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut vazhdojnë të kryesojnë Indeksin e Sundimit të Ligjit të WJP, pasuar nga vendet e Azisë Lindore dhe të Paqësorit, thekson raporti. Mesatarisht, rajoni i Azisë Jugore shënoi nivelin më të ulët.

Evropa Perëndimore dhe Amerika e Veriut përbëjnë 8 nga 10 vendet e para në renditjen globale, ndërsa Danimarka mbetet vendi më i lartë i 113 shteteve të indeksuara, pasuar nga Norvegjia. Në nivel rajonal, rëniet më të mëdha janë parë në kufizimet mbi fuqitë qeveritare, të drejtat themelore dhe drejtësinë penale, ndërkohë që përmirësimet janë shënuar në Qeverinë e Hapur dhe në rendin dhe sigurinë. Bullgaria ishte performuesi më i ulët, duke rënë 2 pozicione në renditjen globale në vendin e 55-të nga 113 vende në mbarë botën.

Performuesja më e mirë e Afrikës Sub-Sahariane është Gana, duke zëvendësuar Afrikën e Jugut, që e kishte këtë ecuri në vitin 2016 dhe duke arritur vendin e 43-të në nivel global. Burkina Faso dhe Kenia panë përmirësimin më të madh në mesin e 18 vendeve të indeksuara në rajon, duke u ngjitur me 9 dhe 5 vende respektivisht në renditjen botërore. Madagaskari përjetoi rënien më të madhe, me tetë vende. Në përgjithësi, rajoni tregoi përmirësimet më të mëdha në mungesën e korrupsionit, me katër shtete që përjetojnë prirje rritëse në këtë tregues.

Azia Lindore dhe Paqësori janë rajoni i dytë i renditur në sundimin e ligjit, pas Evropës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut. Zelanda e Re dhe Australia vazhdojnë të jenë performuesit më të mirë në rajon. Megjithatë, më shumë se dy të tretat e vendeve në këtë rajon përjetuan një rënie në rezultatin e përgjithshëm të sundimit të ligjit. Filipinet vazhduan të binin në mënyrë të konsiderueshme në renditjen globale, duke rënë 18 vende në pozicionin e 88.

Kryesuesja e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore në Indeks është Gjeorgjia, duke u renditur e 38-ta nga 113 vende në mbarë botën, edhe pse ka rënë 4 pozicione që nga viti 2016. Në rajon, Kazakistani tregoi përmirësimin më të madh, duke u rritur 9 pozicione për të arritur në vendin e 64-të. Rajoni tregoi një rënie të përgjithshme në rezultatet për Qeverinë e Hapur dhe të Drejtat Themelore. Në të njëjtën kohë, rajoni tregoi një përmirësim të përgjithshëm në rendin dhe renditjen e sigurisë. Monitor

Shqipëria
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)