Indeksimi i barnave kursen 7.5 mln dollarë, Manastirliu: Do të përdoren për skemën e rimbursimit

“Vendimi i Qeverisë për indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 mln dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Duke e konsideruar këtë vendim, një hap përpara drejt mbulimit universal, Manastirliu tha se do të rritet numri i qytetarëve, të siguruar apo të pasiguruar, fëmijë apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo në ndihmë ekonomike, që do të trajtohen falas nga skema e rimbursimit të barnave.

Sipas Ministres Manastirliu, në sajë të politikave të qeverisë për mbulimin universal, përfitojnë barnat e rimbursueshme pa pagesë 498 mijë qytetarë, përfshirë edhe të pasiguruarit.
“24 mln dollarë në vit i kursyem qytetarëve të pasiguruar që deri dje paguanin nga xhepi për t’u trajtuar me barna për sëmundjet kronike”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu theksoi gjithashtu se, do të rriten përfitimet nga skema e rimbursimit për qytetarët, nëpërmjet marrëveshjeve të reja për zgjerimin e mbulimit me barna. “Siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me Herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posatshme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme, për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjeve kronike dhe tumorale”, tha Manastirliu.
 
Vendimi i miratuar dje nga qeveria, hyn në fuqi në 1 Mars 2019. Për të siguruar ofrimin në kohë dhe me cilësi të shërbimit ndaj qytetarëve, janë njoftuar në kohë – për marrjen e të gjitha masave të nevojshme, për reflektimin e çmimeve të reja të barnave, të gjitha subjektet farmaceutike, që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen