Indi, 21 milionë vajza 'të padëshiruara'
numër i lartë i aborteve selektive

Indi, 21 milionë vajza 'të padëshiruara'<br />numër i lartë i aborteve selektive<br>
Në Indi dëshira e prindërve është të kenë djem në vend të vajzave, dhe sipas një raporti të qeverisë india ka 21 milionë vajza të cilat janë të padëshiruara nga prindërit e tyre.

Raporti i ministrisë së financave ka gjetur shumë çifte që kanë vendosur të bëjnë fëmijë deri sa kanë pasur një djalë.

Aipas shumë studiuesve kjo është një ritje aborteve selektive dhe mund të cojë në uljen e numrit të vajzave.

Autorët zbuluan gjithashtu se 63 milionë gra ishin "të zhdukur" nga popullsia e Indisë, sepse preferenca për djemtë çoi në abortet selektive të seksit dhe më shumë kujdes i ishte dhënë djemve.

Testet për të përcaktuar seksin e fetusit janë të paligjshme në Indi, por ato ende ndodhin dhe mund të çojnë në aborte.

Janë shënuar disa arsye kulturore për preferencën e djalit, duke përfshirë:

Pasuria kalon te djemtë, e jo te vajzat

Gratë shkojnë në shtëpinë e bashkëshortit të tyre pasi martohen

Në shtetet e Punjabit dhe Haryanës kishte 1.200 djem nën moshën shtatë vjec  për çdo 1.000 vajza të së njëjtës moshë, të gjetura nga autorët e Studimit Ekonomik.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS