DINDORI - Vajzat e reja rrezikojnë jetën e tyre për të marrë ujë në puset e thella të rrezikshme në Dindori, një fshat në shtetin qendror të Indisë Madhya Pradesh.

Vendasit kanë kushte të këqija mbijetese në Dindori, ku një krizë uji ka detyruar fëmijët të rrezikojnë jetën e tyre në mënyrë që të marrin ujë të pijshëm.
“Prej disa kohësh ka pasur një krizë e madhe me ujë",-tha një banor vendas.

Vajzat e vogla ecin për orë të tëra drejt një fshati tjetër që është pothuajse njëzet e pesë kilometra nga vendi i tyre për të mbushur ujë nga një pus.
Meqënëse niveli i ujit në pus brenda është shumë i ulët, vajzat duhen të zvarriten poshtë në thellësi duke u kacavirrur në gurët e saj pa ndonjë litar sigurie, vetëm për të mbushur një kovë me ujë të pijshëm.

Sipas një zyrtari të Ministrisë të Mjedisit, qeveria provinciale është duke u përpjekur për të zgjidhur krizën e ujit, sa më shpejt të jetë e mundur.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)