Indi, babai shet veshkën për të
shëruar fëmijët e tij nga obeziteti

Indi, babai shet veshkën për të<br />shëruar fëmijët e tij nga obeziteti
Një baba i varfër ka deklaruar se ai planifikon të shesë veshkën e tij për të paguar trajtimin mjekësor që do ti shpëtojë jetën tre fëmijëve të tij të sëmurë nga obeziteti.
 
Vajza e madhe, Yogita, është pesë vjeç dhe peshon 34 kg, vajza tjetër Anisha, është tre vjeç dhe peshon 48 kg, ndërsa i vëllai i tyre, Harshi, që është vetëm 18 muajsh, peshon 15 kilogramë. Ushqimi që ata hanë në një javë është aq sa i nevojitet dy familjeve normale për tu ushqyer në një muaj.
 
Fëmijët vuajnë nga sindroma “Prader-Willi”, një gjendje gjenetike e rrallë që shkakton dëshirë konstante për të ngrënë, e udhëhequr nga një uri e madhe, parandalim të rritjes, tonifikim të reduktuar të muskujve, vështirësi në të mësuarin e gjërave dhe probleme në sjellje. Ajo shkaktohet nga një defekt gjenetik në kromozonin numër 15, gjë që ndodh rastësisht.
 
Dy motrat hanë 18 kekë tradicionalë në ditë, dy tenxhere supë, pesë pako biskota, 12 banane dhe një litër qumësht çdo ditë.
 
Nëna e tyre e kalon pothuajse gjithë ditën duke gatuar për fëmijët e saj.
“Uria e tyre nuk dalon kurrë, ata kërkojnë ushqim gjatë gjithë kohës dhe qajnë e ulërasin nëse nuk ushqehen”, thotë e ëma.
 
Babai i tyre Rameshbhai Nandwana, 34 vjeç nga India, thotë se do të shesë veshkën e tij për të siguruar paratë që nevojiten për të çuar fëmijët e tij te specialistët.
 
“Nëse fëmijët e mi vazhdojnë të rriten në këtë mënyrë të shpejtë, ata do vazhdojnë të kenë probleme shëndetësore më të mëdha. Do të tmerroheshim nëse ata do të vdisnin”, thotë i ati,
 
Babai harxhon £110 në muaj për ushqimet e tyre dhe kur paratë nuk u mjaftojnë, familja detyrohet të marrë borxh nga të afërmit dhe miqtë.
 
Fëmijët nuk mund të ecin e nuk mund të bëjnë asgjë vetëm. Nëna e tyre e ka të vështirë ti levizë ata qoftë edhe për një shëtitje.

indi
india

 Redaksia Online
 (Alt.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë