INDI - Një vajzë 13 vjeçare i ka shkruar një letër mësueses së saj, të cilës i është lutur që ti kërkonte prindërve të saj që të mos e martonin. Sipas mediave indiane nxënësia, Duli Hembrom, i është lutur mësueses së saj që të ndalojë bërjen e saj nuse në një moshë aq të vogël, duke i shkruar se vetë nuk mundi të bindë prindërit e saj.
Ajo ka shprehur dëshirën për të përfunduar studimet në Milano Mithi Uchcha Vidyalaya dhe nuk do të martohet që në atë moshë. “Unë nuk dua të martohem. Jam betuar që nuk do të martohem pa i mbushur 18 vjeç, pasi nuk dua të martohem herët”, ka shkruar 13 vjeçarja.
Ndërsa babai i vajzës është shprehur se martesa do të bëhet sepse në shoqërinë në të cilën ata jetojnë një martesë e tillë është krejt e zakonshme. “ Është e vështirë të gjesh rast për të martuar vajzën kur ajo rritet”, është shprehur babai.
Në Jharkhand, shtetin Indian në të cilin Duli jeton, sipas statistikave të OKB-së 40 përqind e vajzave martohen mbi moshën 18 vjeç pasi 18% e tyre martohen që në moshën 15 vjeç, ndërsa 47 % deri në 18 vjeç.
Sipas Fondi të Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA) , një gjë e tillë është në shkelie të të drejtave të njeriut dhe është më e përhapur në vendet në zhvillim ku varfëria dhe pabarazitë janë më të mëdha
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com