NJU DELHI - Një gjykatë indiane ka dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë autorët e përdhunimit në grup të një turisteje zvicerane në Shtetin e Madhya Pradesh në muajin mars.
Gruaja, 39 vjeçe, po udhëtonte nëpër Indi në biçikletë bashkë me bashkëshortin e saj kur u sulmua nga grupi, ndërsa bashkëshorti u rrah dhe u detyrua që të shohë gjithë skenën.
Çifti zviceran ishte drejtuar për në Agra, ku gjendet Taj Mahal i famshëm në veri të Indisë dhe e kishte kaluar natën në një zonë me pyje.
Sulmi ndodhi pak muaj pasi mijëra njerëz protestuan kundër përdhunimeve dhe gjendjes së gruas pas sulmit brutal në autobus ndaj një studenteje 23-vjeçare, sulm që i kushtoi jetën.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com