INDI - Sot në moshën 86 vjeçare, vdiq një nga figurat më në zë në politikën indiane, Bal Keshav Thackeray. Ai ishte lideri kryesor i krahut të dhjathtë të partisë nacionaliste që ka qeverisur në Mumbai për më shumë se dy dekada.

Ai vdiq si pasojë e një arresti kardiak dhe gjithë vëndi duhet të tregojë respekt për të - u shpreh doktori i tij personal Jalil Parker, në spitalin ku ai ndërroij jetë.

Thackeray ishte presidenti dhe themeluesi i partisë “Shiva's Army”dhe konsiderohet si një hero i klasës punëtore dhe gjithmonë është përpjekur për të mbrojtur të drejtat e grupit “bijtë e Tokës” në Mumbai.

(lc/shqiptarja.com)