INDI - Një tjetër rast përdhunimi është shënuar në Indi. Një fotoreportere është përdhunuar nga një grup burrash në Mombai, teksa po realizonte disa fotografi në një zonë industriale të braktisur.
Sipas 23 -vjeçares, 5 burra fillimisht e kanë sharë, rrahur brutalisht dhe më pas kanë abuzuar seksualisht mbi të. Vajza është shtruar në spital e cila ka marrë disa plagë të ndryshme në trup dhe dëmtime në organet e brendshme. Për fatin e mirë gjendja e saj shëndetsore deri më tani është e stabilizuar.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar 6 persona pas këtij sulmi. Ngjarja ka shkaktuar protesta dhe reagime të forta ku bëhet thirrje për masa më të rrepta kundër përdhunimit.
Siguria e gruas në Indi ka qenë në qendër të vëmendjes këtë vit pas përdhunimit mizor të një studenteje 23-vjeçare më 16 dhjetor nga një bandë meshkujsh në një autobus në Nju Delhi. Studentja vdiq dy javë më vonë në një spital të Singaporit pas dëmtimeve të rënda që kishte marrë gjatë dhunimit.

(Dy prej dhunuesve të arrestuar)
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com