Ditën e dielë në Indi ka ndodhur një ngjarje çnjerëzore, ku një fëmijë tetë muajshe është përdhunuar nga kushëriri i saj, në kryeqytetin Indian Dehli.

Ngjarja ka ndodhur të dielën por ditën e hënë është raportuar nga mediat lokale.

Foshnja ndodhet në spital dhe është në gjendje kritike. Policia ka arëstuar 28 vjeçarin autor të kësaj ngjarje.

Mjekja e cila kishte vizituar foshnjën, përshkoi se ajo kishte lëndime të rënda dhe se ndodhej në një gjendje të rëndë.

Në Indi Komisioni për të drejtat e grave ka dalë në protestë kundra dhunimit të tyre pasi kjo është një ngjarje e rëndë.

Debate mbi dhunën seksuale është rritur në Indi pas këto raste po bëhen gjithnjë edhe më të shpeshta, rasti më fatal ishte ai i një femre në 2012 e cila u përdhunua në mënyrë makabër.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com