MUMBAI (INDI) - Dhuna ndaj grave godet përsëri në Indi dhe këtë herë mbi një murgeshë katolike 28-vjeçare.

Besimtarja është dhunuar në Orissa për një javë nga një grup meshkujsh në të cilin bënte pjesë edhe një kushëri i saj. Sulmi ndodhi nga data 5-11 korrik, por lajmi është dhënë sot nga AsiaNews.

"Është një turp: fajtorët duhet të sigurohen se drejtësia dhe ligji do të bëjnë punën e tyre'', ka komentuar arkipeshkvi John Barwa, duke dënuar episodin, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve, Ansa.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)