NJU DELHI, 25 janar /ATSH-ANSA/ - Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti sot në Nju Delhi për një vizitë triditore në Indi gjatë së cilës do të shqyrtojë marrëdhëniet dypalëshe si edhe politikën rajonale në kontinentin aziatik.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja e tij, Michelle zbritën nga avioni "Air Force One" pak para orës lokale 05:30.
Me një përjashtim nga protokolli, kryeministri indian, Narendra Modi e priti personalisht Obamën në aeroportin e Palamit.
Ndërkohë, një vizitë e paralajmëruar kohë më parë e presidentit amerikan, Barack Obama dhe e bashkëshortes së tij, Michelle në Taxh Mahal u anulua për shkak se shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të shkojë në Arabinë Saudite, mbreti i së cilës, Abdullah bin Abdulaziz vdiq të premten.
Obama dhe Zonja e Parë, Michelle do të shkonin në monumentin e famshëm të dashurisë më 27 janar, në përfundim të vizitës në Indi./ a.jor.