INDI - Drejtori i një plantacioni çaji në Indi dhe bashkëshortja e tij janë djegur të gjallë, pasi punëtorët e tij i kanë vënë flakën banesës, ndërsa tre persona janë vënë në pranga për këtë akt.

Rreth 700 punëtorë të irrituar rrethuan shtëpinë një-katëshe të shefit të tyre, në Kunapathar (verilindje të Indisë). Por jo vetëm kaq, punëtorët i vunë flakën edhe dy makinave që ishin në pronësi të shefit. Trupat e pajetë të shefit të punëtorëve dhe bashkëshortëve të tij u nxorën nga banesa pasi flakët ishin shuar.

Veprimi i tyre erdhi pas dy javë bisedimesh të tensionuara me menaxherin. Sipas policisë, menaxheri u kërkoi disa punëtorëve të largoheshin nga banesat e tyre.
Autoritet bëjnë të ditur se drejtuesi i plantacionit ishte përballur edhe me protestat e punëtorëve të një plantacioni tjetër dy vjet më parë.

Në atë kohë punëtorët i vunë zjarrin fabrikës së çajit pasi ai kishte qëlluar më armë drejt një turme që ishte mbledhur në afërsi të shtëpisë së tij, në shenjë proteste ndaj sulmit të një gruaje.

gjatë viteve të fundit në Indi janë verifikuar një seri sulmesh të punëtorëve të plantacioneve të çajit kundër pronarëve të tyre. Gjysma e të ardhurave në Indi vjen nga rreth 800 plantacione çaji në Assam.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)