Indi, reagime mbi arrestimin e
karikaturistit, nxiti për kryengritje

Indi, reagime mbi arrestimin e <br />karikaturistit, nxiti për kryengritje
INDI - Arrestimi i karikaturistit anti- korrupsion, Aseem Trivedi në Indi, i akuzuar për rebelim ka shkaktuar jo pak irritim në opinionin publik.
Aseem Trivedi u arrestua gjatë fundjavës dhe aktualisht po mbahet në qytetin e Mumbait dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e policisë deri më datë 16 shtator. Ai akuzohet nxitje për kryengritje me anë të karikaturave të tija të cilat venë në lojë kushtetutën Indiane. Ai është akuzuar gjithashtu për fyerje të flamurit kombëtarë.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagimin e medias si dhe të qytetarëve të cilët e kanë konsideruar si një akt tepër të gabuar.

Sipas Kryetarit të Këshillit të shtypit në Indi, karikaturisti nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme, duke theksuar se vetë arrestimi i këtij të fundit përben krim. "Një arrest i gabuar konsiderohet si një krim tepër serioz në Kodin Penal të Indisë dhe se janë ato që e arrestuan atë që duhet të arrestohen,"

Reagime ka pasur edhe në rrjetin social Tweteer, ku njerëz të ndryshëm kanë shprehur irritimin e tyre kundrejt arrestimit të Trivedit.

Sipas një deklarate për gazetën Mint, një zyrtarë i policisë u shpreh se për aq sa ai kishte dëgjuar, mbi Trivedin rëndon thjeshtë akuza për fyerje të nderit kombëtarë dhe jo një akuzë aq serioze si nxitja, e cila do të kishte një dënim mjaft të ashpër, i cili në Indi dënohet më 3 vjet burg.

Sipas raportimeve, më parë gjatë këtij viti, një nga faqet me karikatura anti-korrupsion të e Trivedit u mbyll nga policia e Mumbait.

Gjithashtu gjatë prillit policia arrestoi një profesor në Kalkuta nën akuzën se kishte postuar në internet karikatura të cilat vinin në lojë Ministrin e Bengalit perëndimor. Pak kohë më pas ai u la i lirë.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë