Indi - Një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar nga një zjarr ka ndodhur natën e së martës në bordin e një nëndetëse indiane, që ishte ankoruar në portin e Mombai-it, duke shkaktuar fundosjen e saj dhe vdekjen e 18 marinarëve.

Ka edhe të lënduar njoftoi Ministri i Mbrojtjes në Nju Delhi, pa dhënë detaje të mëtejshme: "Unë jam i trishtuar për personelin e marinës që humbën jetën e tyre në shërbim të vendit," tha ai.

Tetëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit janë ende të bllokuar brenda nëndetëses dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për ti nxjerrë ata jashtë. 

"Ka njerëz të bllokuar në bord dhe jemi duke u përpjekur për ti shpëtuar ata, besojmë se janë rreth 18 persona" tha zëdhënësi i marinës indiane.

"Ne nuk do të dorëzohemi deri sa ti gjejmë ata," ka shtuar Satish. Zjarri u shua për rreth dy orë dhe autoritet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)