Indi, shpërthim në tempull, 110 të
vdekur dhe rreth 350 të plagosu

Indi, shpërthim në tempull, 110 të<br />vdekur dhe rreth 350 të plagosu
Rreth 110 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rreth 350 të tjerë janë plagosur orët e para të kësaj të diele pas shpërrthimit në një tempulli Hindu, ku ishin mbledhur mijra vetë dhe po ndiqnin një spektakël fishekzjarrësh.

Rreth 15.000 mijë persona raportohet se ndodheshin në tempull dhe rrugët përrreth tij për të ‘shijuar’ fishekzjarret që shënuan edhe fillimin e vitit të ri Hindu. E gjithë kjo ceremoni bëhej për të nderuar “perëndinë Bhadrakali”.

Tempulli Puttingal ndodhet në shtetin Kerala, në jugperëndim të Indisë.

Lideri i shtetit Kerala, Oomen Chandy ka bërë të ditur se qeveria kishte ndaluar fishekzjarre në ceremoni, por ky vendim, nuk u zbatua nga autoritetet fetare.

Sipas një burimi policor të cituar nga mediat ndërkombëtare, origjina e shpërthimit ishte një shkëndijë fishekzjarrësh që bëri të merrnin flakë edhe lëndët e tjera shpërthyese që ndodheshin në tempull, i cili është shembur. Pas shpërthimit, flakët janë përhapur në zonën rreth tempullit.

Raportohet se shpërrrthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëme të shumta edhe në banesat përthet tempullit, në një rreze prej 1 km.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari