Indi, testohet me sukses 'Agni-V' 
Raketa e parë balistike 

Indi, testohet me sukses 'Agni-V' <br />Raketa e parë balistike <br>
India ka testuar me sukses një raketë balistike ndër-kontinentale me rreze të gjatë e cila është një nga më të përparuarat që ky shtet ka bërë ndonjëherë.

Raketa Balistike e quajtur "Agni-V" u testua të enjten në mëngjes, e cila u lwshua nga ishulli Abdul Kalam, pwnë brigjet e shtetit lindor të Odishës.

India besohet të ketë rreth 120-130 bombardues në arsenalin e saj, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, krahasuar me disa mijëra që ka SHBA.

"Agni-V" është testuar pesë herë që nga viti 2012, ndërsa më i fundit është në dhjetor 2016. Kjo nisje tërhoqi zemërimin e dy kundërshtarëve më të rëndësishëm gjeostrategjik të Indisë, Pakistanin dhe Kinën.

Ndërkohë që testi i së enjtes mund të jetë rritur nga një perspektivë teknologjike, mund të ketë pasoja serioze gjeopolitike. Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Nju Delhit janë tendosur pas një mosmarrëveshje gjatë kufirit në fund të vitit 2017 mbi rajonin Himalayan të Doklam.

indi
(Raketa Balistike Agni-V)

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen