INDI-Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, pasi treni ka dalë nga shinat në Andhra Pradesh të Indisë.
 
Nëntë vagonë kanë dalë nga shinat në afërsi të stacionit Kunera në lagjen Vizianagaram, ka thënë kreu i hekurudhave, JP Mishra, raporton BBC.
 
Shumë njerëz janë ende të bllokuar në rrënojat dhe ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti fatal që u mori jetën së paku 36 personave. Aksidentet e trenave në Indi nuk janë të pazakonshme, pasi edhe nëntorin e kaluar 140 persona humbën jetën si pasojë e daljes së trenit nga shinat Uttar Pradesh, të Indisë.


treni
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com