Indi, treni del nga shinat, rreth 
115 të vdekur e 150 të plagosu

Indi, treni del nga shinat, rreth <br />115 të vdekur e 150 të plagosu
INDI-Të paktën 115 persona kanë humbur jetën, pasi një tren ekspres indian doli nga shinat në veri të shtetit Uttar Pradesh. 

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 03:00, me orën lokale, afër qytetit Kampur, kur 14 vagonët e një treni pasagjerësh që udhëtonte nga Patna drejt Indores dolën nga binarët.
 
Qindra forca shpëtimi janë në vendngjarje dhe deri tani raportohet për të paktën 150 të plagosur. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, por një nga pasagjerët ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë.

Numri i të vdekurve mund të shtohet pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Sipas mediave të huaja shumë udhëtarë janë ende të bllokuar.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri i vendit, Narendra Modi, tha se janë shumë të trishtuar nga ky aksident. Ai u përcolli ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

[gallery]19750[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror