NJU DEHLI- Rreth 47 persona kanë mbetur të vdekur në Indi ,pasi treni ku udhëtonin mori flakë. Ngjarja ndodhi në shtetin Andra Pradesh të Indisë. Të dhënat e para flasin se shkak mund të ketë qenë një qark elektrik. Shumica e pasagjerëve kanë qenë në gjumë në kohën kur treni mori flakë. "Kur u zgjova dëgjova ulërima dhe gjithçka shihja ishte një tym i zi, tregon Sampath një inxhiner i i softëare i cili udhëtonte ne tren se bashku me motrën e tij e cila rezulton e zhdukur".

Aksidentet me trena janë të zakonshme në Indi. Në maj 24 persona mbetën të vdekur kur një tren pasagjeresh u përplas me nje trena mallrash. Aksidentet me trena kanë marrë 1 220 jetë në 5 vitet e fundit në Indi.

Në rrjetin hekurudhor indian operojnë 9 000 trena pasagjeresh të cilet frekuntohen nga te pakten 18 milion pasagjer cdo dite te cilet pershkojne distanca nga nje cep i vendit ne tjetrin.