Indi - Ushtria indiane ka përdorur helikopterë për të shpërndarë ndihma emergjente për mijëra turistë dhe pelegrinë të bllokuar nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë disa qytete dhe disa komplekese tempujsh në Indinë veriore.
Grupet e emergjencës janë angazhuar për të dhënë ndihmën e parë në rajonin e Himalajave ku janë shënuar rrëshqitje të mëdha dherash. Deri tani autoritet zyrtare raportojnë për të paktën 150 veta që kanë humbur jetën.
Qindra njerez konsiderohen të humbur pa lënë gjurmë, në mesin e të cilëve edhe punonjës të shërbimit të emergjencës. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, qindra ndërtesa janë mbuluar nga uji, disa ura dhe rrugë janë dëmtuar pasi lumenjtë dolën nga shtrati i tyre. Stina musonike që shoqërohet me reshje shumë të dendura zgjat nga qershori në shtator.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com