NJU DELHI- Ka gjetur vdekjen studentja indiane 23 vjeçare, e cila u përdhunua shtazërisht nga 6 persona, në një autobus në Nju Delhi.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor, 2 javë më parë dhe indinjoi opinionin publik duke shkaktuar dhe protesta të dhunshme në Nju Delhi, në mbrojtje të grave.
Vajza ishte shtruar në spitalin e Singaporit 2 javë pas përdhunimit, dhe mjekët deklaronin se vajza kishte pësuar edhe dëmtime në tru por mund të kishte nevojë edhe për transplant organesh.
Familja e vajzës shpreson se tragjedia të kontribuojë në transformimin e Indisë në një vend më të sigurtë për femrat. Familjarët, bëri të ditur ambasadori indian në Singapor, “janë të pikëlluar por kanë mbështetjen dhe solidaritetin e shumë personave. Gjashtë persona u arrestuan dhe dy punonjës policie u pezulluan nga detyra pas sulmit të 16 dhjetorit.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com